Klopp: Vështirë kundër Tottenham

Klopp: Vështirë kundër Tottenham

Liverpool është i përgatitur për një ndeshje të vështirë kundër Tottenham Hotspur, ka thënë trajneri Jurgen Klopp.

Dy skuadrat takohen të shtunën në Premier League.

“Është një test vërtet i vështirë. Nuk më kujtohet një ndeshje e lehtë; ne luajtëm në Newcastle (United), ishte e vështirë. Chelsea gjithashtu; ndeshjet jashtë vendit kanë qenë të gjitha të vështira, dhe ndeshjet në shtëpi jo të lehta”, ka thënë gjermani.

Klopp ka lavdëruar trajnerin e Tottenham, Ange Postecoglou.

“Ai po jep futboll të mirë në një vit kur Harry Kane u largua. Ai po bën jashtëzakonisht mirë. Mezi pres ta takoj”, është shprehur Klopp.

Aktualisht tabelën e Premier League e kryeson Manchester City me tetëmbëdhjetë pikë.

Liverpool gjendet në pozitën e dytë me gjashtëmbëdhjetë pikë, ndërsa Tottenham është në pozitën e katërt me katërmbëdhjetë pikë.

Share This