Ramos “nderon” rivalët e përjetshëm, Barça triumfon në “shtëpi” ndaj Sevilla
Pas barazimit, 2 me 2, ndaj Mallorca, “katalanasit” e Barcelona janë rikthyer sërish te fitorja, teksa në sfidën e vlefshme për javën e 8 të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga kanë mundur “andaluzianët” e Sevilla, me rezultatin minimal, 1 me 0.
Goli i vetëm i sfidës për “ironi të fatit” erdhi nga rivali i përjetshëm i “katalanasve”, ish-“galaktiku”, Sergio Ramos, i cili devijon gabim një krosim në zonë të talentit spanjoll, Lamine Yamal, duke e dërguar topin në rrjetën e skuadrës së tij, në minutën e 76’ të sfidës.
Me këtë rezultat, Barcelona pozicionohet momentalisht, në vendin e parë të renditjes, me 20 pikë, 1 më shumë se Girona e vendit të 2-të dhe 2 më shumë se Real Madrid i vendit të 3-të, me këto dy të fundit, që do të përballen pasditen e nesërme.
Në krahun tjetër, Sevilla mbetet në vendin e fundit të renditjes, me 7 pikë, pas 7 javëve të para të kampionatit.