Pacolli: Afër 200 mijë njerëz kanë migruar nga Kosova vetëm në vitin e fundit
Selim Pacolli nga “Lista për Familjen” sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se afër 200 mijë njerëz kanë migruar vetëm në vitin e fundit, pas liberalizimit të vizave.
Ai u shpreh se duhet një politikë tjetër dhe siç tha ai, një qasje tjetër ndaj zhvillimit ekonomik.
“Ne i kemi afër 200 mijë njerëz të cilët kanë migruar vetëm në vitin e fundit, pas liberalizimit të vizave. Është ballafaqimi absolut i papunësisë në vend dhe është mungesa e fuqisë punëtore në vend.
“Unë besoj që ne duhet të kemi një politike tjetër, një qasje tjetër ndaj zhvillimit ekonomik”, u shpreh tutje Pacolli.