Abdixhiku i befasuar nga pritja madhështore: Vushtrri, çka ke ba’ kështu?!

Abdixhiku i befasuar nga pritja madhështore: Vushtrri, çka ke ba’ kështu?!

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një tubim madhështor sot në Vushtrri.

Ai ka thënë se palestra Sportive ‘Jeton Terrstena TOTA’ ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë! Mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria, rigjetëm gjithë entuziazmin e munguar në kohë!

“Vushtrri, çka ke ba’ kështu?!”, ka pyetur Abdixhiku

Postimi i plotë:

Vushtrri, çka ke ba’ kështu?!

Palestra Sportive ‘Jeton Terrstena TOTA’ ishte e mbushur sonte si asnjëherë më parë! Mes mijëra mbështetësve nga Vushtrria, rigjetëm gjithë entuziazmin e munguar në kohë!

U zotova, në këtë përvjetor të Rugovës, se në Qverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.

“Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me ShBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe do të jetë misioni ynë nesër.

Dhe siç na ka mësuar shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, Ibrahim Rugova “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, nga këtu ju them Zoti lartë, Amerika në tokë. Në tokën tonë, në Republikën tonë.

Koha jonë po vjen, ndryshimi është afër!

Share This