Ancelotti shpreson në drejtësi për rastin “Negreira” të Barcelonës

Ancelotti shpreson në drejtësi për rastin “Negreira” të Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, shpreson që drejtësia të vendoset në lidhje me hetimin mbi pretendimet që Barcelona ka bërë pagesa për zyrtarët e ndeshjes.

“Për këtë çështje, unë jam i shqetësuar, si e gjithë bota e futbollit për një çështje kaq serioze. Drejtësia po punon për këtë dhe ne duhet t’i lëmë ata të bëjnë punën e tyre. Unë kam jetuar në këtë botë të futbollit për 40 vjet dhe kur ndodhin këto lloj çështjesh, kjo na shqetëson të gjithëve. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj dhe të arrijë një zgjidhje”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Një hetim zyrtar është hapur kundër Barcelonës nën dyshimet për korrupsion pasi u zbulua se ata kishin bërë pagesa për firmat në pronësi të ish-zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Jose Maria Enriquez Negreira, shkruan Goal.com, transmeton KK.

Tutje, Barcelona do të përballet me Sevillan në La Liga të premten, një ditë para se Madridi i Ancelottit të luajë kundër Gironës.

Share This