Ramosaj viziton bizneset lokale, iu ofron mbështetje

Ramosaj viziton bizneset lokale, iu ofron mbështetje

Kryetari i Deçanit, njëkohësisht kandidati për deputet Bashkim Ramosaj është takuar me disa biznese lokale, të cilave iu ka ofruar mbështetje.

Ramosaj e ka parë nga afër punën e secilës dhe i inkurajojë të vazhdojnë me ritmin e njëjtë.

“Sot filluam vizitat në bizneset lokale, për të bashkëbiseduar nga afër me sipërmarrësit tanë dhe për të parë nga dora e parë punën e jashtëzakonshme që ata bëjnë çdo ditë.

Çdo biznes është një histori suksesi, një dëshmi e punës së palodhur dhe e vizionit për të ndërtuar diçka të qëndrueshme dhe me vlerë.

Sot ishim në vizitë te firma Himaj, Fidani Beton, Vector-B, Lokaj Plast, Afrimi-AG, Gogaj-AG dhe Agro Product.

Vizitat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, për të mbështetur dhe inkurajuar bizneset tona lokale.

Faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj!”, shkroi ai.

 

Share This