Trump: SHBA tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Trump nënshkroi urdhrin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington vetëm disa orë pasi mori detyrën.
“Ne jemi grabitur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Të gjithë po grabisin Shtetet e Bashkuara, nuk do të ndodhë më”, u tha ai gazetarëve.
Urdhri i Trump vë në lëvizje daljen e vendit nga organizata globale në 12 muaj.
Urdhri thekson se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen “për shkak të keqpërdorimit të organizatës ndaj pandemisë COVID-19 që lind nga Wuhan, Kina dhe krizat e tjera globale shëndetësore, dështimi i saj për të miratuar reformat e nevojshme urgjentisht dhe dështimi i saj për të demonstruar pavarësi nga politika e papërshtatshme e shteteve anëtare të OBSH-së”.
“OBSH vazhdon të kërkojë pagesa të padrejta të rënda nga Shtetet e Bashkuara. Kina kishte 300% të popullsisë së SHBA, por kontribuoi 90% më pak”, thekon Trump. /atsh/