Stones kthehet shpejt sipas trajnerit Guardiola
John Stones do të humbasë ndeshjen e Manchester Cityt në Premier League kundër Wolves të shtunën, por mbrojtësi anglez mund të rikthehet javën e ardhshme, ka thënë të premten trajneri Pep Guardiola.
Stones ka qenë jashtë që kur pësoi një lëndim gjatë ndeshjeve parasezonale. Po City po ballafaqohet me disa mungesa: pos Kevin De Bruyne që është i lënduar dhe nuk pritet të kthehet në plan afatshkurtër, Bernardo Silva i lënduar e pastaj edhe Rodri që është duke vuajtur një dënim me tri ndeshje.
“Stones ndihet shumë mirë, është duke u stërvitur vetëm dhe ndoshta javën e ardhshme ose pas Leipzig do të fillojë të luajë”, ka thënë spanjolli.
Aktualisht City po kryeson tabelën e Premier League me tetëmbëdhjetë pikë.