Presidenti Ademi takon futbollistët e përzgjedhur në ‘Barça Camp Kosova’: Ata ishin plot motivim

Presidenti Ademi takon futbollistët e përzgjedhur në ‘Barça Camp Kosova’: Ata ishin plot motivim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar futbollistët e përzgjedhur në “Barça Camp Kosova”.

“Bashkëbisedimi me këta talent ishte i mrekullueshëm. Ata ishin plot motivim që të vazhdojnë me pasion dhe përkushtim rrugëtimin e tyre, pasi kjo mundësi është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të tyre”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Postimi i plotë Ademit:

Javën e nisa me një takim të paharrueshëm dhe përplot krenari!

Sot prita të ftuarit e FC Barcelona, futbollistët e rinj Olti Jashari (8 vjeçar), Bora Bajrami (16 vjeçare) dhe Oldion Kiqina (14 vjeçar), të cilët janë përzgjedhur në “Barça Camp Kosova”.

🗣Bashkëbisedimi me këta talent ishte i mrekullueshëm. Ata ishin plot motivim që të vazhdojnë me pasion dhe përkushtim rrugëtimin e tyre, pasi kjo mundësi është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

🤩Duke u dëshiruar shumë suksese në rrugën e tyre drejt Barcelonës, FFK do të jetë gjithmonë pranë tyre, duke i mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tyre.

Suksese e ju priftë e mbara!

Share This