Superliga rikthehet me superderbin Trepça-Sigal Prishtina

Superliga rikthehet me superderbin Trepça-Sigal Prishtina

Fundjava sjell super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila do të zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Prince Caffe Superligës.

Rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës do të përballen në një tjetër sfidë interesante, dhe ku të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë radhazi në elitë, pasi e nisën kampionatin me fitore, duke mundur Istogun, përkatësisht Proton Cable Prizrenin.

Së fundi u takuan në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit, ndërkohë që të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

Java e dytë hapet me takimin mes Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit e kanë nisur kampionatin me fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim, derisa kuqezinjtë pësuan nga Peja.

Ndërkohë, të dielën Proton Cable Prizreni ndeshet me Pejën, ku po ashtu të dy skuadrat hyjnë për fitore. Prizrenasit vetëm pas vazhdimeve u mposhtën nga prishtinasit në javën e parë, kurse verdhezinjtë mposhtën kuqezinjtë e Gjakovës.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut. Therandasit në xhiron e parë pësuan nga Bashkimi dhe duan fitoren e parë, kurse për istogasit është paraqitja e parë në elitë dhe duan të lënë gjurmë.

Superliga / Java e Dytë

Të shtunën takohen:

17:00 Bashkimi – Vëllaznimi

19:00 Trepça – Sigal Prishtina

Të dielën takohen:

17:00 Proton Cable Prizreni – Peja

19:00 Golden Eagle Ylli – Istogu

 

Share This