Përgatitjet për inaugurimin e Trumpit
Trupat e Gardës Kombëtare të SHBA-së nga Konektikat, Virxhinia dhe Pensilvania kanë vendosur një perimetër sigurie rreth Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington DC, përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump më 20 janar.
Garda Kombëtare njofton se rreth 8,000 anëtarë të shërbimit të saj nga rreth 40 shtete do të vendosen në kryeqytet për të mbështetur Inaugurimin e 60-të Presidencial.
Trump zhvendosi fjalimin e inaugurimit në ambiente të mbyllura, që do të mbahet në Kapitol Rotunda të Shteteve të Bashkuara, pasi parashikimet e motit ishin për temperatura të ulëta në kryeqytetin amerikan.
Dy ditë para inaugurimit të Donald Trump, kundërshtarët e politikave të tij protestuan në Uashington, D.C., në atë që u quajt “Marshi i Popullit në Uashington”.
Përveç avokimit për të drejtat e grave, protestuesit po bënin gjithashtu fushatë për veprimin ndaj klimës dhe kundërshtonin fuqimisht agjendën e emigracionit të Trump. /rtk/