Kurti nga Gjilani: Votojeni masivisht numrin 118
Kryeministri Albin Kurti nga Gjilani ka bërë thirrje të votohet më 9 shkurt numri 118.
“Në kryeqendrën e Anamoravës, të lindjes së Kosovës e të Kosovës lindore, të maleve të Karadakut e të Luginës së Preshevës, në Gjilanin e dashur e mikpritës, të punëtorëve të zellshëm e veprimtarëve patriotë”.
“Duke votuar masivisht numrin 118, fitojmë bashkërisht më 9 shkurt. Faleminderit shumë për gjithë përkrahjen nga zemra e gjithë mbështetjen e pakursyer ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Kurti në Facebook.