Juve-Milan, Thiago Motta: Do të kërkojmë fitoren që në minutën e parë

Juve-Milan, Thiago Motta: Do të kërkojmë fitoren që në minutën e parë

Hakmarrje për humbjen në Superkupë, fitore për të harruar barazimet e shumta që kanë goditur Juventusin e tij.

Thiago Motta kërkon tri pikë themelore kundër Milanit për zonën Champions League.

“Ne duam të qëndrojmë në zonën e Champions League, nesër kemi një mundësi të madhe kundër një ekipi të madh si Milani – shpjegoi trajneri në konferencën për shtyp – Do të kërkojmë fitoren, edhe nëse mungojnë dhe shumë ndeshje. Do të kërkojmë fitoren që në minutën e parë”.

Për Kolo Muanin: “Jam shumë i lumtur me ardhjen e tij, një lojtar interesant për ne në momentin që presim dokumentet për transferimin e tij dhe nëse gjithçka është në rregull nesër ai do të jetë me grupin, përndryshe do të duhet të presim ndeshjen e radhës”.

Për formacionin për Juve-Milan:

“Vlahovic është rikuperuar. Conceiçao nuk është Cambiaso dhe Di Gregorio do të luajë”.

Share This