Endrit Bytyqi largohet nga Vjosa, gati për ekipin e radhës

Endrit Bytyqi largohet nga Vjosa, gati për ekipin e radhës

Futbollisti Endrit Bytyqi është larguar nga skuadra e FC Vjosa – Shtime.

Bytyqi që dikur ishte pjesë edhe e Feronikelit ka falënderuar tifozët dhe qytetarët e qytetit të Shtimes për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe.

“Pershendetje miq,

Dëshiroj të ju njoftoj që nga sot e tutje nuk do të jem pjesë e FC Vjosa – Shtime “, faleminderit gjithë tifozëve të qytetit të Shtimes që gjatë gjithë kohës sa isha pjesë e klubit ishin afër nesh, falenderim për kryesine e klubit dhe shtabin teknik e në veçanti bashkëlojtareve të mi !

Nga tash jam lojtar i lirë dhe i gatshëm për sfidat e radhës”, shkroi ai.

Ndërkohë, mbetet të shihet se te cila skuadër do ta vazhdojë karrierën Bytyqi.

 

Share This