Oklahoma fiton duelin e kreut ndaj Clevelandit
Skuadra e Oklahomas fitoi me rezultat 134-114 ndaj Clevelandit në përballjen mes dy ekipeve më të mira këtë sezon në NBA. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, ku Alexander Shai ishte i papërmbajtshëm në fushë, autor i 40 pikëve.
Tashmë të dy ekipet kanë të njëjtin numër fitoresh e humbjesh (34/6). Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri ekipi i Phoenixi, që mundi me shifrat 130-123 Washingtonin, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve. Ai u mbështet edhe nga Durant me 23 pikë. Indiana, falë 54 pikëve të dyshes Siakam-Turner, mundi me rezultat 111-100 Detroitin në fushën e këtij të fundit.
Një paraqitje të mirë bëri skuadra e Clippersave, që mundi me rezultat 118-98 Portlandin. Vendimtar ishte stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 46 pikë. Një ndeshje të mirë bëri ekipi i Sacramentos, që në shtëpi mundi me rezultat 132-127 Houston, ku DeRozan me 33 pikë ishte lider për Kings, më i miri në fushë.
Rezultatet
Detroit – Indiana 100-111
Washington – Phoenix 123-130
Oklahoma – Cleveland 134-114
Portland – Clippers 89-118
Sacramento – Houston 132-127