Armëpushimi Izrael-Hamas- Arrihet marrëveshja e pengjeve, mblidhet sot kabineti
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë me dije arritjen e darkordësinë për marrëveshjen për lirimin e pengjeve.
Ndonëse kabineti do duhej të mblidhej të enjten (16 janar) për votuar mbi miratimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, mëngjesin e kësaj të premte zyra e Netanyah u informua nga ekipi negociator për arritjen e konsensusit në të gjitha pikat që përmban marrëveshja.
Ai ka urdhëruar kabinetin e sigurisë politike të mblidhet këtë të premte, për t’u pasuar më pas edhe me mbledhjen e qeverisë dhe miratimin edhe nga ana e saj të marrëveshjes për armërpushimin.
Përfaqësuesit e Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen në Doha, raportojnë mediat izraelite.
Marrëveshja e armëpushimit u njoftua për herë të parë të mërkurën nga ndërmjetësit SHBA dhe Katari.
Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani u shpreh se marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën (19 janar), në pritje të miratimit të kabinetit izraelit.
Në atë kohë, Netanyahu tha se detajet përfundimtare të marrëveshjes ishin ende duke u punuar, por ai falënderoi Biden për “promovimin” e saj.
Netanyahu më pas vonoi një votim të kabinetit për miratimin e marrëveshjes të enjten, duke akuzuar Hamasin se po përpiqej të “zhvaste lëshime të minutës së fundit”.
Edhe pse negociatorët izraelitë kanë rënë dakord për marrëveshjen, e cila pason bisedime muajsh, ajo nuk mund të zbatohet derisa të miratohet nga kabineti i sigurisë dhe qeveria.
Kabineti i sigurisë i vendit dhe më pas qeveria do të duhet tani të takohen për të ratifikuar marrëveshjen.
Dy ministra të krahut të djathtë, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich, të cilët të dy kundërshtojnë marrëveshjen, kanë thënë se do të japin dorëheqjen në shenjë proteste. /rtsh/