Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë parashikohet gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore.

Era parashikohet të jetë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të  fitojë shpejtësi 9-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/10 Diell
Kukës -4/5 Diell
Lezhë 0/12 Diell
Dibër -6/6 Diell
Durrës 3/15 Diell
Tiranë 2/14 Diell
Elbasan 2/15 Diell
Berat 2/16 Diell pak re
Vlorë 5/16 Diell pak re
Korçë -2/6 Diell pak re
Gjirokastër 1/14 Diell pak re
Sarandë 4/15 Diell pak re
Share This