Fundjave e zjarrtë në Superligë, kryederbi Drita-Gjilani
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së tetë.
Kjo xhiro starton të shtunën pasdite, ku përballen Liria-Malisheva dhe Ballkani-Llapi, sfida këto që parashikohen se do të sjellin duele interesante pasi që pikët janë tejet të rëndësishme nga të dy përballjet.
E diela pasdite pritet të jetë edhe më e zjarrtë pasi që luhen edhe tri ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, ku spikat derbi më i madh në vendin tonë, Drita-Gjilani.
Gjithnjë përballjet mes dy rivalëve gjilanas, kanë dhuruar sfida dramatike dhe një sfidë e tillë pritet të jetë edhe në ndeshjen e radhës.
Aktualisht Drita renditet e treta me nëntë pikë, dy më shumë së Gjilani që zë vendin e gjashtë.
Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera të ditës së dielë, ballafaqohen Dukagjini-Feronikeli ’74 dhe Fushë Kosova-Prishtina.
Superliga / Java e Tetë
Të shtunën takohen:
Liria-Malisheva
Ballkani-Llapi
Të dielën takohen:
Drita-Gjilani
Dukagjini-Feronikeli ‘74
Fushë Kosova-Prishtina
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.