Dy gola dhe tre kartonë të kuq, mbyllet mes tensionesh Osasuna-Atletico Madrid

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, mbyllet mes tensionesh Osasuna-Atletico Madrid

Osasuna-Atletico Madrid mbyllën javën e shtatë të La Liga, në një sfidë që rezultoi shumë e tensionuar.

Madrilenët fituan me rezultatin 0-2, me sfidën që u zhbllokua në minutën e 20’ nga Griezmann, me fraksionin e parë që u mbyll me vetëm një gol.

Pjesa e dytë rezultoi shumë e tensionuar, me trajnerin e vendasve, Arrasate që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 78’.

Atletico dyfishoi avantazhin në minutën e 81’me Riquelme që i dha siguri skuadrës së Simeones.

Në minutën e 85’ Osasuna mbeti me dhjetë lojtarë pasi Avila u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë gjatë rrëmujës, në minutën e 87’ edhe Atletico Madrid mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Morata mori kartonin e dytë të verdhë.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, me Osasunan që renditet në vend të 14-të me shtatë pikë, teksa Atletico Madrid renditet në vend të pestë me 13 pikë.

Share This