Në orët e fundit në pushtet, Peci shpenzon edhe 6 000 euro për larje të veturave
Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ka dhënë edhe një tender për larje të veturave. Për pastrimin e veturave do të shpenzohen 6 mijë euro. Një tender të tillë në vlerë të 3 mijë eurove ky institucion ka dhënë edhe në muajin shtator të vitit të kaluar.
Ministria e Bujqësisë ka nis vitin 2025 më përkujdesje për vetura.
Gjatë ditës së djeshme ky institucion që drejtohet nga Faton Peci ka dhënë një tender në vlerë të 6 mijë eurove për pastrim të veturave.
Ky tender është dhënë në fund të mandatit të kësaj qeveria, pasi tashme siç dihet zgjedhjet e reja do të mbahen më 9 shkurt.
Kontrata mes kompanisë fituese dhe ministrisë do të nënshkruhet nesër, shkruan Demokracia.com.
“Pastrimi i automjeteve për nevojat e MBPZHR-së. Data e dhënies së kontratës 14.01.2025. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 16.01.2025. Numri i tenderëve të pranuar: 2 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata GMM Group SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 5,988.00 euro”.