Tebas dhe presioni i Realit ndaj arbitrave: Nuk ka fair play
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka kritikuar qëndrimin e Real Madridit.
Në veçanti ai i televizionit zyrtar të klubit madrilen, Real Madrid TV, pas derbit të humbur ndaj Atletico Madrid të dielën e kaluar.
Kur u pyet për këtë, Tebas shpjegoi: “Real Madrid TV është një kanal administrativ dhe shërbimi publik. Si e përdor Real Madridi? Nuk guxoj të them se po gënjejnë, por ajo që bëjnë nuk bie në nivelin e lojës së ndershme sportive”.
“Sidomos në raportet për ndeshjen, ku përdorin etiketime të caktuar… Nuk i di qëllimet e Real Madridit me ato imazhe – përfundon Tebas – por sigurisht i mungon fer-play që duhet të ketë një shërbim publik”.