Jo vetëm Xabi Alonso, në radarët e Real Madrid dhe “strategu” i Premier League
Prej kohësh tashmë, drejtuesit e klubit të Real Madrid e shohin spanjollin, Xabi Alonso si zëvendësuesin perfekt të “strategut” italian, Carlo Ancelotti, mirëpo tashmë në listën e “galaktikëve” ka hyrë dhe një emër i ri.
Bëhet fjalë për një tjetër italian, teknikun e Birghton, Roberto De Zerbi, me 44-vjeçarin, që ka arritur të bëjë mrekullinë me “pulëbardhat” angleze, duke i kthyer këta të fundit, në një prej klubeve më të mira në Premier League.
Për stilin e tij të lojës, teknikun italian e krahasojnë me “strategun” spanjoll, Pep Guardiola një arsye më shumë pse “galaktikët” e kërkojnë 44-vjeçarin, në krye të bankinës së tyre, pas largimit të Ancelotti.