Ku mbeti Interi i derbit
Triumfi në derbi duket se i ka bërë keq Interit, sepse skuadra që dominoi Milanin nuk u pa më kurrë pas atij derbi të paharrueshëm.
Sepse menjëherë erdhi barazimi i vështirë 1-1 ndaj Real Sociedadit në Ligën e Kampionëve, fitorja e ngushtë kundër Empolit dhe disfata e të mërkurës ndaj Sassuolos.
Pra në 270 minutat e fundit, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve, Interi nuk ka qenë më ai i derbit. Dhe sigurisht nuk mund të thuhet se Real Sociedad, Empoli dhe Sassuolo janë më të fortë se Milani.
Shkak është lodhja e grumbulluar nga ndeshjet me kombëtaret apo euforia e derbit? Lautaro, që ka shënur gola, që dha asist dhe mori një penallti në derbi, nuk ka lidhje fare me këtë të 8 ditëve të fundit.
Ndaj Real Sociedad ai shënoi, por kundër Empolit dhe Sassuolo-s gjërat shkuan më keq. Megjithatë, argjentinasi nuk është i vetmi i çuditshëm dhe as më fajtori. Barella, Bastoni dhe Mkhitaryan janë gjithashtu larg standardeve të tyre.
Dhe nëse edhe armeni, i mahnitshëm në derbi, tradhton, kjo tregon se jo vetëm lodhja, por edhe ego e futbollistëve pas derbit ka ndryshuar. Vitin e kaluar, deri në mesin e prillit, ky ekip ishte me dy fytyra, mirë në kupa, keq në kampionat.
Inzaghi shpreson që veset e së shkuarës të mos jenë sërish aktuale. Sepse Salerno ka nevojë për një ekip tjetër, me kokë e këmbë ndryshe, ndeshje kjo ku Interi e ka të ndaluar të gabojë.