Asllani interist: Ja çfarë bëra në finalen e 2010-ës
Protagonisti i programit të ditës së djeshme, Kristjan Asllani ka folur në faqet e revistës zyrtare të Interit.
Në intervistën e dhënë, mesfushori kuqezi solli kujtime nga ndeshja e parë:
“E mbaj mend shumë mirë herën time të parë në fushë, ende shikoj videon e asaj ndeshje. Emocioni më i madh sot është të mendoj për atë që kam bërë gjatë viteve, duke kërkuar dhe gjetur veten në San Siro, si tifoz i Interit është gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur. Jam rritur me Interin, më kujtohet ende finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2010, isha me babanë në një lokal dhe brohorisja shumë”.
Interist që në fëmijëri, veshja e fanellës zikaltër ishte përmbushja e një ëndrre për mesfushorin shqiptar:
“Kur u zyrtarizova te Interi ishte e pabesueshme, në të njëjtën ditë mora edhe lejen e drejtimit dhe ishte një emocion i dyfishtë, padyshim që arritja te zikaltërit ishte realizimi i ëndrrës që kam pasur që kur isha fëmijë”.
Në fund, për dhomat e zhveshjes së Interit, Asllani shpjegoi:
“Skuadra është gjëja më e rëndësishme, do të thotë të ndash një qëllim, të krahasosh veten dhe të punosh së bashku për ta arritur atë, është paksa si një familje që për mua është baza e gjithçkaje. Shoku më argëtues? Barella, ai është vërtet simpatik”.