Gjikokaj, hendbollistja e parë shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve

Gjikokaj, hendbollistja e parë shqiptare që luan në Ligën e Kampionëve

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj, fundjavën që e lamë pas ka debutuar në Ligën e Kampionëve.

Gjikokaj bëhet hendbollistja e parë shqiptare që luan në garën elitare evropiane.

Në kuadër të xhiros së nëntë të Grupit A, skuadra e Gjikokajt, Storhamar, pësoi 31:28 në Rumani nga skuadra Gloria.

Në fakt skuadra norvegjeze ishte në epërsi thuajse gjithë kohën, por mbeti prapa në fund. Gjikokaj e shënoi një gol të rëndësishëm, për epërsinë 28:26. Ishte goli i fundit i skuadrës norvegjeze.

Gjikokaj tashmë i ka pesë ndeshje për Storhamarin.

Më 29 dhjetor e fitoi Kupën e Norvegjisë. Storhamari në finale fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Tertnesit.

Më 2 janar, lojtarja jonë i realizoi pesë gola e tri asistime në fitoren 42:22 ndaj Fredrikstadit në kampionatin norvegjez.

Më 5 janar, Storhamari fitoi 32:22 ndaj Gjerpenit, ndërsa Gjikokaj i kishte gjashtë gola e një asistim.

Më 8 janar, Storhamari fitoi ndaj Byasen Elite me rezultat 27:24, ndërsa hendbollistja kosovare i kishte tri asistime.

Share This