Abdixhiku nga Obiliqi: Ndryshimi po vjen, e ardhmja është e bukur!

Abdixhiku nga Obiliqi: Ndryshimi po vjen, e ardhmja është e bukur!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takimin e tij të fundit për ditën e sotme në Lagjen e Hashanëve në Obiliq, ku ka prezentuar para qytetarëve vizionin dhe politikat e tij për të ardhmen e Kosovës.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve, duke u distancuar nga diskurset përçarëse.

“Nuk ju nxisim në ndarje, përçarje e urrejtje për tjetrin; nuk ju ndajmë në patriotë e tradhtarë, me ne apo me tjetrin. Jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Republike krenare!” – tha Abdixhiku, duke theksuar se prioriteti i tij është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe zhvillimi i vendit.

Abdixhiku theksoi se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për shpresë, ide dhe zgjidhje konkrete.

“Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim! Kërkon normalitet e zhvillim! Ndryshimi po vjen!” – shtoi ai, raporton rtk.

Duke iu referuar afërsisë së zgjedhjeve, Abdixhiku tha: “Prandaj dhe paniku. Prandaj dhe frustrimi! E ardhmja është e bukur! 9 shkurti po afrohet!”

Share This