Stadiumit të Flamurtarit i shtohen 1500 ulëse

Stadiumit të Flamurtarit i shtohen 1500 ulëse

KF Flamurtari është një nga klubet më të vjetra në vendin tonë.

Kuqezinjtë nga Prishtina garojnë në Ligën e Parë të Kosovës. Stadiumi nga “Xhemail Ibishi” vjen me pamje të re.

Stadiumit të Flamurtarit i janë shtuar 1500 ulëse. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar pamjet e reja nga stadiumi i këtij klubi më nam në vendin tonë.

“1500 ulëse të reja për sportdashësit dhe tifozët e Klubit Futbollistik “Flamurtari” në Kryeqytet. Qytetarët do të kenë mundësi të shohin lojërat nga një vend shumë më i përshtatshëm se më parë falë investimeve të cilat jemi duke i bërë për krijimin e tribunës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Share This