Rikthehet Superliga, kampioni sfidon nënkampionin

Rikthehet Superliga, kampioni sfidon nënkampionin

Superliga e Kosovës në basketboll, këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 16-të.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, apo kampionit dhe nënkampionit. Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje. Takimi është shumë i rëndësishëm, andaj të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore.

Të dielën do të përballen skuadrat prishtinase, Sigal Prishtina-Bora, në një sfidë emocionuese. Në stinorin vjeshtor, të dy skuadrat kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, andaj pritet një ndeshje shumë interesante në kryeqytet. Sigal Prishtina ka shtatë e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e dhjetë humbje.

Takim interesant pritet edhe në Prizren, ku përballen dy skuadrat në formë, Bashkimi dhe Vëllaznimi. Prizrenasit ndodhen në vendin e dytë me dhjetë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e shtatë humbje, ku kanë katër fitore radhazi.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit, ku fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat. Verdhezinjtë kanë tetë e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e 11 humbje.

Superliga/Java e 16-të

E shtunë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Bora

17:00 Bashkimi – Vëllaznimi

19:00 Peja – Proton Cable Prizreni

Share This