Nedim Bajrami: Jemi skuadra e parë që mundem Interin
Mesfushori shqiptar i Sassuolo-s, Nedim Bajrami është shprehur i lumtur me golin dhe fitoren kundër Interit.
Sassuolo mbrëmë mundi Interin (1-2) në “San Siro”, fitoren në të cilën reprezentuesi i Shqipërisë ishte protagonist.
Bajrami në një intervistë për “DAZN”, tha se është i ngazëllyer me fitoren, sepse sipas tij, Sassuolo është skuadra e parë që mposhti Interin këtë sezon të garave.
“Jemi shumë të lumtur, sepse jemi skuadra e parë që mundëm Interin. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë për t’u përmirësuar gjithmonë. E dimë që jemi një ekip i fortë, që dimë të luajmë topin, kjo është loja jonë”, ka thënë Bajrami.
Ai thotë se ndihet mirë në pozicionin ku luan tek Sassuolo.
“Si mesfushor sulmues ndihem mirë dhe jam i lumtur që trajneri më lë të luaj atje”, ka theksuar Bajrami.