I shënoi Interit në “San Siro”, Bajrami “ul me këmbë në tokë” zikaltrit, ja nota dhe statistikat e mesfushorit shqiptar

I shënoi Interit në “San Siro”, Bajrami “ul me këmbë në tokë” zikaltrit, ja nota dhe statistikat e mesfushorit shqiptar

Nedim Bajrami gjeti rrugën e rrjetës përballë Interit, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Serisë A, ku skuadra e Sasuolos triumfoi me rezultatin 1-2.

Fantazisti shqiptar shënoi me një goditje të bukur brenda zonës dhe festoi me shqiponjë.

Bajrami së bashku me Berardin ishin dy lojtarët më të spikatur te Sasuolo, teksa “ulën me këmbë në tokë” kryesuesit e Interit.

Në fund të duelit, mesfushori i Kombëtares, u vlerësua me notën 7.2, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa për sa i përket statistikave, spikasin pasimet e sakta të shqiptarit, plot 17 nga 21 në total.

Bajrami gjithashtu shënjestroi edhe dy herë portën.

Share This