Deklarata e Haxhiut për debatet me analistë, Mushkolaj: Fyese dhe nënvlerëson qytetarët

Deklarata e Haxhiut për debatet me analistë, Mushkolaj: Fyese dhe nënvlerëson qytetarët

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka bërë thirrje për bojkotimin e emisioneve të mbrëmjes me analistë.

Në emisionin Debat Plus, Mushkolaj e cilësoi këtë qasje si fyese dhe nënvlerësuese ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ajo qasje e ministres Haxhiu mu duk edhe fyese, për shkak se ajo po i konsideron aq të paditur qytetarët e Kosovës saqë po thotë se ata mund të bien pre të emisioneve të mbrëmjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ai gjithashtu kritikoi Vetëvendosjen për perceptimin negativ ndaj analistëve që paguhen për punën e tyre, duke e quajtur këtë hipokrizi.

“LVV-ja gjithmonë përpiqet të paraqesë si diçka negative faktin që paguhemi për punën tonë, ndërsa vetë ajo paguhet për punën e saj si ministre”, ka theksuar ai.

Mushkolaj e cilësoi të pavend deklaratat e LVV-së për disa emisione ose analistë se financohen nga burime të dyshimta, duke përmendur pretendimet për lidhje me Serbinë ose burime ruse.

Share This