Haradinaj përjashton bashkëpunimin me Kurtin, kjo s’është as temë diskutimi

Haradinaj përjashton bashkëpunimin me Kurtin, kjo s’është as temë diskutimi

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj, ka thënë se kjo parti nuk e ka as temë diskutimi në tavolinë çështjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj tha se po të ishte në vendin e kryeministrit Albin Kurti, do ta kishte pranuar pauzimin katërvjeçar për ta kthyer, siç tha, Kosovën në binarë.

“Ne jemi shumë të qartë që nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Kurtin dhe Aleanca, ndoshta edhe çmimin e votës ka qenë shumë kritike ndaj veprimeve të Kurtit dhe në këtë periudhë nuk është as temë diskutimi në tavolinë.Po të isha në vendin e Kurtit, unë e kisha pranuar pauzimin katërvjeçar për ta kthyer Kosovën në binarë. Jemi paralelisht me Korenë e Veriut me sanksione. Rreth 250 milionë euro llogariten humbjet nga Bashkimi Evropian vetëm prej sanksioneve në vitin 2024. I kemi raportet kurrë më të këqija me ShBA-në”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se në zgjedhjet e 9 shkurtit, AAK-ja pret rezultat befasues ku synimi është mbi 100 mijë vota.

Share This