Chelsea eliminon Brightonin, kualifikohen edhe Liverpool e Arsenal
Chelsea ka fituar në derbin ndaj Brighton, derisa kualifikimin në fazën tjetër me sukses e kanë arritur edhe Arsenal dhe Liverpool.
“Blutë” e Londrës triumfuan me rezultat minimal 1:0, por fitore shumë e rëndësishme duke marrë parasysh gjendjen që po kalojnë.
Nicolas Jackson ishte hero te Chelsea, duke realizuar golin vendimtar pas asistimit të Cole Palmer (51’).
I njëjti në fakt shënoi sërish, mirëpo që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 87-të u inkuadrua edhe shqiptari Armando Broja, i cili ka nisur të zërë vend në skuadrën e Pochettinos.
Ndërsa, Liverpool triumfoi me rezultat komod prej 3:1 ndaj Leicester Cityt.
Mysafirët kaluan në epërsi të parët përmes McAteer që shënoi nga afërsia pas një super asistimi të Akgun (3’).
Sidoqoftë, Liverpool e përmbysi këtë rezultat në pjesën e dytë. Fillimisht Gakpo barazoi pas asistimit të Gravenberch (46’).
Ndërsa, ishte Dominik Szobszlai që realizoi një eurogol për të bërë rikthimin fantastik (70’).
Fitoren e Liverpoolit e vulosi krejt në fund Diogo Jota pas një asistimi të Quansah (89’), shkruan nacionale.
Kurse, Arsenal më shumë mund ka arritur ta eliminojë skuadrën e Brentfordit.
“Topçinjtë” dominuan shumicën e kohës për të fituar në fund me rezultat 0:1.
Reiss Nelson shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje pas asistimi të Nkeitah (8’).
Vlen të ceket se londinezët ishin më shumë me lojtarë të ekipit të dytë, shkaku i mungesave të shumta.