Napoli bën “poker” ndaj Udineses, Lazio bind në sfidën me Torinon
Napoli bën “poker” ndaj Udineses në një sfidë që e dominoi të gjithën.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 19’ me Zielinskin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndërsa në minutën e 39’ Osimhen dyfishoi avantazhin e vendasve si dhe bëri që kjo pjesë të mbyllej me rezultatin 2-0.
Napoli diktoi ritmin edhe në fraksionin e dytë dhe në minutën e 74’ Kvaratskhelia shënoi golin e tretë për skuadrën e tij.
Udinese tentoi të reagojë me Samardzic, që në minutën e 81’ realizoi golin e vetëm për miqtë.
Megjithatë vendasit nuk u ndalën me tre gola, pasi në minutën e 82’ Simeone bëri “poker” dhe vulosi këtë takim.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1 me Napolin që pas javës së gjashtë të Serie A renditet në vend të pestë me 11 pikë, teksa Udinese renditet në vend të 18-të me tre pikë.
Në ndeshjen tjetër Lazio bind me fitoren 2-0 ndaj Torinos, në një takim shumë të luftuar.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, me golin e parë të kësaj sfide që u shënua në minutën e 56’ nga Vecino.
Ndërsa në minutën e 75’ Zaccagni shënoi golin e dytë për ekipin e Lazios dhe vulosi këtë ndeshje, raporton SuperSport.
Pas javës së gjashtë të Serie A, Lazio renditet në vend të 11-të me shtatë pikë, teksa Torino renditet në vend të dhjetë me tetë pikë.