AC Milani me përmbysje të çmendur mposht Interin dhe fiton Superkupën e Italisë

AC Milani me përmbysje të çmendur mposht Interin dhe fiton Superkupën e Italisë

AC Milani e ka fituar Superkupën e Italisë, falë përmbysjes së çmendur ndaj rivalit lokal Inter.

Edhe pse ishin në disavantazh prej 2:0, “Rossonerët” ia dolën ta përmbysin në 2:3 për ta fituar trofeun e parë nën urdhrat e Coinceçaos.

Interi e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi përmes Lisandro Martinezit, që u asistua nga Taremi (45+1’).

Ndërsa, ishte Taremi që u përkujdes për golin e dytë pas asistimit të De Vrij (47’).

Kur të gjithë prisnin që ndeshja përfundoi, Milani u zgjua nga gjumi. Theo Hernandez me një gol nga afërsia e ngushtoi epërsinë (52’).

Kurse, ishte Christian Pulisic që realizoi nga një pozitë jo e favorshme për ta barazuar rezultatin (80’).

Për fitoren dhe përmbysjen e çmendur u përkujdes Tammy Abraham pas asistimit të Leaos krejt në fund (90+3’).

Share This