Asllani hidhet në sulm: Më shumë kafshë sesa njerëz
Fitorja e ngushtë, 1-0 ndaj Italisë, falë golit të Kaneryd, nuk i mjaftoi kapitenesë Suedisë, Kosovare Asllanit për të lënë mënjanë kritikat dhe për të shijuar suksesin.
Lojtarja e Milanit në fakt ka drejtuar ashpër gishtin drejt federatës italiane të futbollit në lidhje me zgjedhjen e fushës ku zhvillohet ndeshja.
Ndeshja mes Italisë dhe Suedisë në Ligën e Kombeve u luajt në Castel di Sangro dhe Asllanit, si dhe pjesës tjetër të skuadrës, definitivisht nuk i pëlqeu zgjedhja:
“Është shumë e diskutueshme që federata italiane po i vendos ndeshjet këtu, në pyje. Kam parë më shumë kafshë se sa njerëz”, këto janë fjalët e ashpra të lëshuara për SVT Sport.