Xavi: Barazim që nuk na kënaq

Xavi: Barazim që nuk na kënaq

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i zhgënjyer me barazimin ndaj Mallorcas.

Mallorca dhe Barça mbrëmë luajtën baras 2-2, në kuadër të La Ligës, sfidën në të cilën sulmuesit kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë.

“Ata erdhën në epërsi për shkak të gabimit tonë dhe kur ne ishim duke luajtur mirë erdhi edhe goli i dytë”, ka thënë Xavi.

“Gabime që nuk duhet të ndodhin në skuadrën tonë. Bëmë dy gabime të dukshme. Morëm një barazim që nuk na kënaq”, ka theksuar strategu katalonas.

Barcelona mbetet në krye të tabelës me 17 pikë, një më shumë së Girona që sonte luan ndaj Villarealit në udhëtim, dhe dy më shumë së Real Madridi që sonte pret Las Palmas.

Share This