Presidenti Ademi me mesazh për Vitin e Ri 2025 (VIDEO)

Presidenti Ademi me mesazh për Vitin e Ri 2025 (VIDEO)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Vitin e Ri 2025.

Numri një i futbollit tonë përmes një video në “Facebook” ka thënë se viti që po hyjmë qoftë një vit i mbarë, i mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese të reja për të gjithë.

“Gëzuar Vitin e Ri 2025! Të vazhdojmë së bashku me përkushtim për të ngritur futbollin kosovar në nivele të reja dhe për të realizuar ëndrrat e brezave të rinj që ndjekin pasionin e tyre me topin në këmbë. Qoftë një vit i mbarë, i mbushur me shëndet, lumturi dhe suksese të reja për ju dhe familjet tuaja!”, thuhet në mesazhin e presidentit Ademi.

 

Share This