Marrëveshje me Tottenham, Perisic është gati për rikthimin e bujshëm

Marrëveshje me Tottenham, Perisic është gati për rikthimin e bujshëm

U rrit me atë fanellë në ekipin e të rinjve pa debutuar asnjëherë në ekipin e parë, duke kaluar në Francë në moshën 17 vjeçare për të veshur atë të Sochaux, por tani që është 34 vjeç, Ivan Perisic është gati të kthehet te Hajduk Split, në vendlindje.

Këtë e zbulon ‘Sportske Novosti’ e cila shpjegon se si Tottenham e përfshiu ish-anësorin e Interit në negociatat për blerjen e 16-vjeçarit Luka Vuskovic, një talent për të cilin tashmë kanë lëvizur edhe Manchester City e Paris-Saint Germain.

Sipas rregullores, do të regjistrohen zyrtarisht në vitin 2025 kur ai të mbushë 18 vjeç.

E përditshmja kroate sportive shton më pas se, “marrëveshja e arritur para se Perisic të dëmtohej(në ligamentin e gjurit të djathtë), është ende e vlefshme dhe se do të arrijë në afatin kalimtar të dimrit”.

Share This