‘Dardanet’ sot nisin rrugëtimin në Ligën e Kombeve
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave nis sot, rrugëtimin në Ligën e Kombeve.
“Dardanet” do të ballafaqohen me Bullgarinë në udhëtim duke filluar nga ora 17:00.
Kjo është një sfidë e madhe për futbollistet e drejtuara nga Anneli Andersen, të cilat janë të gatshme për të japin maksimumin për fitore.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e “Dardaneve” në kuadër të Ligës së Kombeve, garë kjo e cila për herë të parë do të zhvillohet edhe në konkurrencën e femrave, pas suksesit që tregoi ky format në konkurrencën e meshkujve.
Kosova bën pjesë në Ligën C, ku krahas Bullgarisë do të ketë punë edhe me Maqedoninë e Veriut.