Neymar reagon pas akuzave: Gënjeshtra, ndaloni së besuari këto media, ju lutem ndaloni
Futbollisti i Al Hilal, braziliani i famshëm Neymar, ka mohuar të ketë pasur një konflikt me trajnerin George Jesus.
Gazeta e njohur spanjolle “Mundo Deportivo” publikoi lajmin se ylli brazilian ka pasur një debat të ashpër me ekspertin portugez në dhomën e zhveshjes ku u aludua se ka pasur edhe përplasje fizike, shkruan Lajmi.
Megjithatë, Neymar e mohoi fuqishëm këtë histori.
“Gënjeshtra, ndaloni së besuari këto media. Nuk mund të publikoni lajme të rreme si kjo. Me gjithë respektin, ju lutem ndaloni. Ky është një mosrespekt i madh”, ka thënë Neymar në rrjetet sociale.
Neymar në këtë verë u transferuar në Arabi nga skuadra franceze Paris Saint Germain.