Ten Hag me dorë “të hekurt”, Sancho përjashtohet edhe nga… darka
Jadon Sancho nuk ka kërkuar ende falje për kritikat ndaj Erik Ten Hag dhe ky i fundit po bën gjithçka për të vendosur autoritetin në vend.
Pas refuzimit mesfushori sulmues ka përfunduar të stërvitet me skuadrën e moshave deri në 23 vjeç.
Por duket se tekniku holandez nuk është mjaftuar me kaq pasi Sancho përpara sfidës me Crystal Palace në Kupë, nuk është lejuar që të konsumojë darkën me pjesën tjetër të skuadrës. Ai është urdhëruar të qëndrojë me skuadrën U-23.
Qëndrimi me kohë të plot me moshat duket se e ka tërbuar mesfushorin anglez, i cili kërkon me ngulm largimin nga “Djajtë e Kuq” menjëherë.