Reduktimet me rrymë deri në 8 orë, Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër

Reduktimet me rrymë deri në 8 orë, Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër

Daut Haradinaj ka reaguar pas ankesave  të qytetarëve për reduktimet me rrymë.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se sa ishte në një vizitë në komunën e Ferizajt, një zonë e këtij qyteti nuk kishte rrymë 8 orë.

“Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.

Hajnia me GEN-in ka emër!”.

Postimi i plotë:

Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.

Hajnia me GEN-in ka emër!

Share This