“Jam ngacmuar që ditën e parë”/ Valbona për debatin me G-Banin: Më është shtrirë në prehër…
Veç momenteve të bukura, në ditët e para banorët kanë pasur edhe debate me njëri-tjetrin.
Një nga debatet më të ashpra ka qenë mes Valbonës dhe G-Banit, me moderatoren që ka deklaruar se është ndjerë e ngacmuar nga banori.
E gjithë situata ka ndodhur pasi Valbona ishte duke u larë në dush, dhe G-Bani qëndronte para saj, duke u shprehur se donte të shihte trupin e një femre.
Mbrëmjen e sotme, ajo ka thënë se është ngacmuar që ditën e parë dhe është përpjekur me delikatesë pa e lënduar që t’i thoshte të ndalonte.
“Mu kthye trishtimi që përjetova ate ditë, kam patur disa situata me G Banin, jam ndjerë e ngacmur që në ditën e parë. I kam thënë me delikatesë mos ma bëj më që të rrimë shokë. Më shtrihet në prehër, aty kam regaur duke mos e lënduar unë G Banin. Ai ngrihet dhe më thotë që jamë femra e parë që ai është ulur në prehër. Të nesërmen erdhi kur un po bëja dush. Aty ishin dhe banorët e tjerë, por unë jam ndjerë e respektuar nga Laerti.”– tha Valbona.
“Valbona e ka me paramendim sepse është me këte sjellje dhe me banorët e tjerë, me zor presin situata. Padashje krijova një situatë qesharake dhe me banoret e tjerë dhe kjo erdhi dhe ma tha me zor e priti si gjë. Kur unë i kam shkuar tek dushi dhe kjo ka qenë gati të shpërthejë. AQty shkova per Livian, pashë peshqirin dhe më bëri përshtypje peshqiri.”– tha G-Bani. /TCH/