Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve zakonisht ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë. Por tani shihet se fluksi ka rënë dhe pritjet në pikat kufitare kanë rënë.
Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë, nga Serbia në vendin tonë, nga Mufivoda, mëngjesin e sotëm, zgjasin nga pesë deri në 10 minuta, kurse në Merdarë, nga 3 deri në 5 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara sot rreth orës 07: 00, në pikat tjera kufitare pritjet nuk janë të gjata.