Nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se është hapur udhë për çmimet e unifikuara të barnave, e sipas tij, nëpërmjet kësaj barnat do të kenë çmime të njëjta “kudo dhe më të ulëta sesa tani”.
Ai po ashtu ka thënë se disa barnave iu janë ulur çmimet 5 deri në 10 herë.
“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale”, është shprehur ai.
Ndërsa për këtë ka reaguar duke edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili ka uruar qytetarët.
“Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë. Duke filluar nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave do të jenë të unifikuara dhe më të ulëta kudo në vendin tonë. Disa barna do të jenë pesë herë e disa deri në 10 herë më të lira, ndërkohë ulje të ndjeshme në çmime do të ketë në mbi 2900 produkte medicinale. Urime e gëzofshi shëndet të plotë!”, ka shkruar ai.