Isak, objektiv i gjigantit francez

Isak, objektiv i gjigantit francez

Paris Saint-Germain raportohet se nuk është duke menduar për afatin kalimtar të janarit, por është duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve franceze, sulmuesi i Newcastle, Aleksandër Isak është objektiv i kampionëve në fuqi të Francës për verën që vjen.

Trajneri i parisienëve, Luis Enrique thuhet se e pëlqen shumë sulmuesin suedez të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për edicionin e ardhshëm të garave.

PSG thuhet se qysh tash është duke u përgatitur të nisi negociatat me Newcastle-n për transferimin e mundshëm të Isak në Paris.

Ky transferim siç raportohet, kap shifrën rreth 100 milionë euro.

Share This