Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorit. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe te territorit. Reshjet nga orët e mesditës fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera –herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta. Në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët e mesatar ndërsa në Alpe stuhi bore ndërsa në zonat kodrinore me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve.
Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 8-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 14- 28 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/8 | Re shi/borë |
Kukës | -2/6 | Re shi/borë |
Lezhë | 4/7 | Re shi/flok bore |
Dibër | -3/2 | Re shi/borë |
Durrës | 7/12 | Re shi |
Tiranë | 4/10 | Re shi/flok bore |
Elbasan | 4/9 | ballë Re shi/flok bore |
Berat | 2/9 | Re shi/flok bore |
Vlorë | 7/13 | Re shi/bore |
Korçë | -1/4 | Re shi/borë |
Gjirokastër | 1/8 | Re shi/borë |
Sarandë | 6/11 |