Sulmi në veri e nervozon Morena Tarakun: Stop Serbia, kjo duhet dënuar
Reagime të shumta nga personazhe të ndryshme publike lidhur me situatën e djeshme në veri.
Një polic kosovar mbeti i vrarë nga sulmi i terroristëve serbë në veri të Kosovës, shkruan lajmi.
Pas këtij sulmi ka reaguar këngëtarja shqiptare, Morena Taraku.
Ajo është shprehur e shokuar me veprimet e terroristëve serbë.
“Si njerëzit janë plot urrejtje edhe pse jetojmë në një shekull ku vetëm dashuria duhet të ekzistojë. Që Serbia ende të vrasë njerëz në vendin tonë dhe të ushqejë kështu gjeneratat e reja nuk është aspak logjike. Erdhën në vendin tonë. Na vranë policin me uniformë. Babain e dikujt. Kjo nuk është aspak logjike. Nuk mund të jetë fare njerëzore. Kjo duhet dënuar dhe e gjithë bota duhet të ngrihet. Stop Serbia.”, ka shkruar Morena.