“E hëna, dita e betejës sonë”, Berisha bën thirrjen e fundit për mosbindjen civile: Të gjithë të vërshojnë në Tiranë, do dridhen themelet
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim në degën numër 9 në Tiranë mbrëmjen e së dielës.
Gjatë fjalimit të tij, ai u ndal dhe te mosbindja civile e opozitës më 23 dhjetori në Tiranë.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkoheshin në kryeqytet për “ditën e betejës”.
“Nesër, në orën 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurt, në fitoren që meritojnë”, tha Berisha, raporton Top-Channel.